Sport Cassano: Juvja 3 herë më e fortë se Inter, Conte kërkon të...

Cassano: Juvja 3 herë më e fortë se Inter, Conte kërkon të mposhtë Zonjën e Vjetër

Antonio Cassano krijon gjithmonë lajm kur flet, pasi është shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk ia përton askujt. Ai ka bërë analizën e kampionatit italian dhe ka folur në lidhje me shumë çështje të rëndësishme.

“Juvja është një nga skuadrat më të forta në Europë dhe 3 herë më e fortë se Interi. Conte e bën situatën të barabartë. Interi ka shumë lojtarë të mirë dhe një kampion në pankinë, Juvja ka një trajner të mirë dhe shumë kampionë në fushë.

“Sanchez luan mirë me Lukakun. Contes nuk i intereson Barcelona, ai po mendon për Juven do që të mposhtë ‘Zonjën e Vjetër’. Ai do të thotë se ndaj Barcelonës është ndeshja e jetës, por po mendon për Juven. Brozovic ka bërë diferencën sivjet”, – tha ai për Tiki-Taka.

Në një intervistë tjetër për mediet italiane u ndal dhe më gjatë duke folur dhe për çështje të tjera. “Ronaldo është fenomen, por Messi është më i miri. Higuain është qendërsulmuesi më i mirë në Itali, ndër më të mirët në botë. Buffon? Nuk e prisja rikthimin e tij te Juventusi. Szczesny? Nuk e kuptoj pse ai është titullar fiks, ai nuk është as Alisson as Neuer. Zaniolo? Realisht nuk më tërheq si lojtar. Sensi? Është i zoti, por jo shumë i mirë”, – tha Cassano.