Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përshëndeti vendimin e ministrave për Europën të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për të nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim, të cilin ajo shpresojnë që liderët e vendeve do ta miratojnë brenda kësaj jave.
“Një lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian. Jam shumë e lumtur që vendet anëtare kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj që liderët e Bashkimit Europian ta miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Urime për Edi Ramën dhe Oliver Spasovskin”, shkruan Von der Leyen në Twitter.