Bota Çfarë duhet të dini për Danimarkën: Disa fakte dhe kuriozitete

Çfarë duhet të dini për Danimarkën: Disa fakte dhe kuriozitete

Danimarka është gadishull. Në perëndim ka Detin e Veriut, ndërsa deti Baltik e rrethon nga lindja e veriu. Në jug ka 68 kilometra kufi tokësor me Gjermaninë. Danimarka ka shumë ishuj të vegjël, 443 të emërtuar dhe 76 të banuar. Ka një vijë bregdetare prej 7,134 kilometrash.

Danimarka ka qenë monarki kushtetuese prej vitit 1849 dhe ka sistem parlamentar qeverisës. Parlamenti njëdhomësh apo “folketing”, ka 179 anëtarë të zgjedhur. Mbreti, ose tani mbretëresha Margareta II, ka kryesisht rol ceremonial.

Në Danimarkë…

Nuk ka male. Pika më e lartë bregdetare është një kodër, 170 metra e lartë e quajtur Molehoj.

Hamleti i Shekspirit është inspiruar nga miti i lashtë danez për princin Viking Amledinin e Jutlandës.

Kurrë nuk jeni më larg se 52 kilometra nga bregdeti.

Më 2007, një anketë sugjeronte se Danimarka ishte shteti më i lumtur i BE-së.

Fakte rreth Danimarkës…

Anëtarësimi në BE në vitin 1973.

Sistemin politik e ka – monarki kushtetuese.

Ka 5,5 milionë banorë.

Përdor edhe euron si valutë.

Kopenhagen është kryeqytet.

Danishtja është gjuhë zyrtare

“HEJ” është përshëndetje tipike.

Danimarka sot…

Danimarka ka tokë të rrafshët e pjellore, me bujqësi të përzier. Vendi njihet për djathin Jarlsberg dhe gjalpin Lurpak. Kultivohen  edhe gruri, thekra, tërshëra dhe elbi. Danimarka ka 2.9 milionë punëtorë me të  ardhura mesatare më të lartat në botë. Ka shumë pak të papunë dhe danezët mburren me sistemin shtetëror të mirëqenies dhe mbrojtjen sociale. Tivoli në Kopenhagë është një nga parqet më të mëdha të lodrave në Evropë dhe ka inspiruar Ualt Diznin që ta ndërtonte “Diznilendin”. Sportet më të popullarizuara në Danimarkë janë lundrimi e sportet e tjera në ujë dhe futbolli.

 Tregtia dhe industria…

Danimarka ka industri të zhvilluar të peshkut dhe një flotë të madhe tregtare. Industritë më të mëdha prodhuese janë ato të produkteve ushqimore, kimikate, makinerisë, produkteve metalike, pajisjeve elektronike dhe të transportit, birrës, si dhe produkte druri dhe letre. Turizmi po ashtu është burim i rëndësishëm i të ardhurave.

Përveç që ka naftë e gaz në Detin e Veriut, Danimarka prin në botë me energji dhe prodhon gati 20 për qind të saj, që i nevojitet në mullinjtë e erës.

Vikingët…

Ndërmjet shekujve tetë e njëmbëdhjetë, kalorësit të quajtur vikingë, qenë nisur për lundrim me anije të gjata dhe patën sulmuar, pushtuar e vendosur në shumë pjesë të Evropës. Vikingët danezë ishin më aktivë në Britani, Francë e Irlandë, ku patën ndërtuar qytetin Dublin. Në shekullin e dhjetë, ata qenë konvertuar në të krishterë nga Harald Dhëmb Kaltri (Bluetooth), një tregim që është i shënuar në disa gurë të lashtë të njohur si Gurët e Jellingut.