Extra Çfarë duhet të dish para se të takosh atë djalin që njohe...

Çfarë duhet të dish para se të takosh atë djalin që njohe në Facebook

Jemi në kohën e dashurisë së internetit, ndaj nuk është e çuditshme që t’i besojmë dikujt ndjenjat pa e njohur mirë.

Nuk është prej vitesh më tabu që të dalësh të takosh njerëz, të cilët i ke njohur vetëm në botën virtuale.

Por përpara se të vendosësh se ka ardhur koha për t’u takuar, duhet të dini këto gjëra:

1-Mos harro kurrë se do të dalësh me një të panjohur

Mos e harro asnjëherë se në fund të fundit sado që të keni folur, jeni dy të huaj. Personi nga ana tjetër mund të të ketë gënjyer në disa gjëra që mund të jetë momenti t’i marrësh vesh në takimin e parë.

2- Dëgjoji ndjenjat, por ji me këmbë në tokë

Kushedi sesa fantazi ke krijuar me veten tënde. Ndjenjave jepi rëndësi, por qëndro me këmbë në tokë. Me mendje të kthjellët do ta kesh më të lehtë.

3- Limitoji mesazhet pak para takimit

Lëre një periudhë reflektimi pak para se të takoheni. Mos e mbyt veten dhe as personin në anën tjetër.

4- Mos dërgo shumë mesazhe kur nuk merr përgjigje

Nëse i shkruan njëherë, dy herë, tre herë dhe nuk merr përgjigje, lëre. Mos i shkruaj më. Mos e bëj qendrën e botës tënde se mbase nuk je e tij.

5- Shiko marrëdhënien e tij me familjarët ose miqtë

A flet për ta? Sa i lidhur është me miqtë dhe prindërit?

6- Kërkoji të të qartësojë: A është kjo një aventurë për të?

Pyete para se ta takosh. Nëse të thotë se kjo është një aventurë, për çfarë do dalësh? Vetëm nëse edhe ti po kërkon një aventurë.

7- Mos u shpërnda me shumë njerëz

Nëse po flet me disa, mos dil me të gjithë njëherësh.

Burimi: Cosmopolitan