Bota Çfarë është “Republika e re në Egjipt: Gati zhvendosja e qeverisë në...

Çfarë është “Republika e re në Egjipt: Gati zhvendosja e qeverisë në kryeqytetin e ri

Qeveria egjiptiane do të fillojë të lëvizë në kryeqytetin e ri të vendit, në lindje të Kajros, muajin e ardhshëm, tha një zyrtar presidencial të mërkurën.

Kryeqyteti i ri administrativ, i nisur në vitin 2015, është plani kryesor i ndërtimit në një seri mega-projektesh të nisura nga presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi.

Në fillim të këtij viti, Al-Sisi, i cili mori detyrën në vitin 2014, tha se inaugurimi i kryeqytetit do të shënonte lindjen e një republike të re në Egjipt.

Al-Sisi ka udhëzuar qeverinë që të fillojë zhvendosjen e zyrave të saj në qarkun qeveritar në kryeqytetin e ri nga dhjetori, tha një zëdhënës i presidentit Bassam Radi.

I vendosur 45 kilometra në lindje të Kajros, kryeqyteti i ri mbulon 170,000 hektarë.

Parlamenti, një qendër biznesi, një aeroport, një park i madh publik dhe kulla më e lartë në Afrikë do të vendosen në kryeqytetin e ri mes objekteve të tjera.

Sipas zyrtarëve qeveritarë, kur të përfundojë, kryeqyteti ende i paidentifikuar do të popullohet me rreth 6.5 milionë njerëz për të lehtësuar presionin mbi Kajron e mbipopulluar.