Bota Çfarë janë fléchette, armët brutale të Luftës së Parë Botërore që po...

Çfarë janë fléchette, armët brutale të Luftës së Parë Botërore që po përdor Putin në Ukrainë?

Një foto e shigjetës metalike të njohur si fléchette, e gjetur në turpin e një ukrainasi të vrarë në Bucha. Foto: Alessio Mamo / The Guardian

Dhjetëra qytetarë që kanë vdekur gjatë pushtimit rus në qytetin ukrainas të Buchas janë vrarë nga këto armë vdekjeprurëse që nuk ishin përdorur që nga Lufta e Parë Botërore kanë raportuar ekspertët mjekoligjorë.

Por çfarë janë fleketat?

Këto predha metalike rreth 3 cm të gjata, njihen si fléchette– nga frëngjishtja për ‘shigjeta të vogla’.

Edhe pse ato nuk janë të paligjshme, përdorimi i tyre konsiderohet gjerësisht si brutal dhe i palejueshëm sidomos në zona lufte.

Ato kanë një reputacion të frikshëm për brutalitetin me të cilin e vrasin viktimën duke penetruar thellë në inde me mundësinë për ta çarë kockën tej për tej.

Për këtë arsye nuk janë përdorur më parë në asnjë nga luftërat e kohëve moderne.

Përse po i përdor Rusia tani?

Kjo armë njihet të jetë shpikur në Itali në fillim të viteve 1900 dhe u adoptua më vonë nga të gjithë kampet që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore.

Shigjetat në atë kohë ishin rreth 12 cm në gjatësi, me majë të mprehtë dhe pendë për të ruajtur qëndrueshmërinë gjatë fluturimit.

Si punojne fléchette-t

Ato hidheshin nga lartësitë me anë të avionëve ushtarakë të cilët depozitonin bombola që mbanin disa dhjetëra ose qindra fleketa.

Më vonë ato u zëvendësuan nga bombat dhe eksplozivët pasi u menduan të ishin shumë arkaike dhe jo-efektive.

Gjatë viteve 50-të, amerikanët prodhuan një gjeneratë edhe më vdekje-prurësve të fleketave, me anë të një programi të koduar me nofkën ‘Qeni Përtac’.

Bomba ‘Lazy Dog’ apo ‘Qeni Përtac’ e përdorur nga amerikanët gjatë Luftës së Parë Botërore

Një bombë rreth 225 kilogramëshe lëshohej nga lartësia, duke shpërthyer në më shumë se 10,000 predha në momentin e detonimit, secila prej tyre me një gjatësi prej rreth 5 cm.

Ato e godisnin viktimën me të njëjtën fuqi si një plumb dhe me po aq probabilitet për ta lënë të vdekur.

Amerikanët e kanë përdorur ‘Qenin Përtac’ edhe në Luftën e Vietnamit, gjatë të cilës ato nisën të njihen edhe me nofkën ‘Shiu i Hekurt’.

Pamje e një shigjete fléchette. Foto: Royal Armouries Leeds

Në fillim të viteve 2000, një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut në Izrael u përpoq të ndalonte përdorimin e fleketave por iniciative e tyre përfundoi pa sukses.

Përpjekje të tjera për të ndaluar armë të ngjashme si minat e tokës apo predhat kanë dështuar gjithashtu.

Nuk dihen ende arsyet pse Rusia mund të ketë vendosur të përdorë një armë të këtij kalibri.

Zyrtarët ukrainas mendojnë se ushtria ruse mund të ketë hasur probleme logjistike ndaj dhe mund t’i jetë dashur t’i përdorë ato, ose ata mund të kenë vendosur në mënyrë krejt të ndërgjegjshme t’i përdorin fleketat me qëllimin e vetëm për të “terrorizuar popullsinë vendase”.