Extra Çfarë ka ndodhur mes tyre? Florjan Binaj e quan publikisht Ermal Mamaqin...

Çfarë ka ndodhur mes tyre? Florjan Binaj e quan publikisht Ermal Mamaqin “jo të vërtetë”

Florjan Binaj, i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites” foli për shumë gjëra; për përfshirjen e tij në politikë, për emisionin “Piranjat”, karrierën si aktor humori dhe mbi të gjitha për ish-kolegët e tij në “Portokalli”.

Kur në një moment gjatë intervistës, moderatori i kërkoi të përshkruante me një fjalë Bes Kallakun, Ermal Mamaqin dhe Xhemin, Flori u përgjigj: “Bes Kallaku është shoku im i Portokallisë; Ermal Mamaqi, jo i vërtetë, ndërsa Xhemi Shehu, prezantuesja më e bukur!”

Qëndrojmë pak aty, tek Ermal Mamaqi të cilin Binaj e quajti “jo të vërtetë”, por pse? Aktori nuk dha asnjë sqarim pse e quajti Mamaqin quajti “jo të vërtetë”, ndërasa la vend për aludim se diçka ka ndodhur mes dy ish-kolegëve. Ermali dhe Flori kanë qenë të dy pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” dhe kanë ndarë një pjesë të mirë të asaj eksperience bashkë.

Gjithashtu ai rrëfeu se preferon që kujtimet t’i mbaj private. Për pasojë nuk shohim shpesh fotografi me familjen ne rrjetet e tij sociale.

“Fëmijët sikletosen, ngelin si të pikëpyetur. Ndodh shpesh që në rrugë më ndalojnë për foto dhe unë detyrohem t’i heq dorën fëmijëve të mi dhe ti them largohu sa të bëj një foto. Kam filluar të them jo, sepse jam me familjen. Në fund të ditës kam familjen më të shenjtë sesa një fotografi”, tha aktori.