Shëndet Çfarë ndodh me neuronet gjatë dhimbjes së kokës?

Çfarë ndodh me neuronet gjatë dhimbjes së kokës?

Edhe pse dhimbja e kokës duket se vjen nga truri, në këtë organ nuk ka nerva të afta për të transmetuar këtë ndjesi, shkruan focus.it.

Dhimbja e kokës sipas neurologëve shkaktohet nga sensibilizimi i neuroneve nociceptive (ato që transmetojnë dhimbjen) të vendosur pikërisht në nivelin e nervit trigeminal.

Për shkak të këtij sensibilizimi, neuronet nociceptive aktivizohen gjithashtu në përgjigje të stimujve të butë (për shembull një zhurmë), të cilat në kushte normale do t’i linin ato joaktive.

Këtij fenomeni i shtohet edhe një tjetër: muret e enëve të gjakut në kafkë çlirojnë substanca që shkaktojnë dhimbje, duke përforcuar shqetësimin.

I ndryshëm është rasti i nevralgjisë trigeminale, e cila shkakton një ndjesi të ngjashme me atë të një goditjeje elektrike afatshkurtër.

Në këtë rast dhimbja është për shkak të aktivizimit të tepërt të nervit trigeminal dhe jo të neuroneve nociceptive që lidhen me të.