Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje.
Kafeja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj.
Së fundmi, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.
Por, nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm.
Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv. Kafeja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit hidroklorik që në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut.
Ajo mund të shkaktojë ulcerë në stomak ose probleme me tretjen. Shumë kafeinë mund të shkaktojë gjithashtu ankth, dridhje, luhatje humori etj.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim.