Extra Çfarë po bënte Trump kur Biden u shpall fitues dhe ç’i ndodhi?...

Çfarë po bënte Trump kur Biden u shpall fitues dhe ç’i ndodhi? (Video)

Donald Trump po luante golf në momentin kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane

Ai po qëndronte në klubin e tij të golfit në Virxhinia.

Para largimit nga klubi, presidenti ende aktual amerikan pozoi me një nuse, dasma e së cilës po mbahej aty.

Amerikanë të shumtë u mblodhën përpara klubit dhe përgjatë rrugës që çonte drejt tij për të festuar fitoren e Joe Biden, duke mbajtur parulla me shkrim “Ju jeni pushuar nga puna” dhe “Paketoni mutin dhe shkoni”.

Para Shtëpisë së Bardhë janë gjithashtu të shumtë amerikanë që festojnë fitoren e Biden.