Bota Republikani Mitt Romney “braktis” Trump-in: Urime Biden, urime Kamala, Zoti ju bekoftë!

Republikani Mitt Romney “braktis” Trump-in: Urime Biden, urime Kamala, Zoti ju bekoftë!

Mitt Romney është senatori i parë republikan që uron Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e zgjedhjeve presidenciale.

“Ann dhe unë përgëzojmë Presidentin e sapozgjedhur Joe Biden dhe Z/Presidenten e sapozgjedhur Kamala Harris”, shkroi Romney në Twitter.

“Të dy i njohim si njerëz me vullnet të mirë dhe karakter të vlefshëm. Ne lutemi që Zoti t’i bekojë ata në ditët dhe vitet përpara”.

Romney ishte kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara në 2012, kur humbi nga Barack Obama dhe Biden.

Vlen të përmendet se, me fitoren e Biden, shumica në Senat mbetet republikane.