Sport Chelsea i shënon 4 gola Juves dhe i merr kreun, “ngecin” Barcelona...

Chelsea i shënon 4 gola Juves dhe i merr kreun, “ngecin” Barcelona dhe Atalanta

U luajtën mbrëmjen e sotme, 6 ndeshje, të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Në Grupin H, Chelsea shkatërroi 4-0 Juventusin, duke e barazuar në kuotën e 12 pikëve dhe duke marrë kryesimin. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Malmoe barazoi 1-1 me Zenitin.

Në Grupin E, Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Benficës. Katalanasit renditen të dytët, por rrezikojnë seriozisht eliminimin, pasi ndeshjen e fundit në grup e kanë me Bayern Munich.

Ndeshje e çmendur ajo e Grupit F, mes Young Boys dhe Atalantës, e cila u mbyll në një barazim spektakolar 3-3.

Në Grupin G, Sevilla mposhti 2-0 Wolfsburgun, ndërsa Lille fitoi minimalisht ndaj Salzburg.