Chelsea ka zyrtarizuar huazimin e Gonzalo Higuain nga Juventus. Argjentinasi e ka kaluar gjysmën e parë të sezonit i huazuar te Milan, ku ka shënuar tetë gola.
Sulmuesi, i cili do të mbajë fanellën me numrin nëntë, ka thënë: “Nuk mund të mos e shfrytëzoja mundësinë për t’iu bashkuar Chelsea-t. Është një skuadër që më ka pëlqyer gjithmonë dhe që ka një histori të madhe, një stadium të mrekullueshëm dhe luan në Premier League, një kampionat ku kam dashur gjithmonë të luaj”.
“Tani shpresoj t’ia shpërblej në fushë besimin që klubi tregoi tek unë. Pres me padurim të nis këtë aventurë të re dhe shpresoj të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur”.