Sport Chiesa studion për lider, një hakmarrje e bukur edhe për babanë

Chiesa studion për lider, një hakmarrje e bukur edhe për babanë

Europiani 1996, Enrico Chiesa grumbullohet nga Arrigo Sacchi pas sezonit të shkëlqyer me Sampdorian. Sulmuesi aktivizohet si zëvendësues në të gjitha ndeshjet në grup, shënon edhe një gol ndaj Çekisë së Pavel Nedved, por kjo nuk mjafton për të evituar zhgënjimin italian në Angli.

Tani, 25 vjet më pas, ka menduar Federico të marrë hak për babanë, duke zhbllokuar ndeshjen me Austrinë dhe duke merituar gjithë vëmendjen pas kualifikimit. Ata të dy janë bërë çifti i parë babë e bir që shënojnë në kompeticionin kontinental. Njeriu i momentit është lojtari më i mirë i Juventusit në sezonin e fundit, njëri nga ata te të cilët “Zonja” synon të ndërtojë një cikël fitues të ri.

Një rekord në familje

Deri të shtunën e 26 qershorit, goli i Enricos (në total 17 paraqitje dhe 7 gola në kombëtaren e italiane) ishte vetëm një nga të shumtë në futbollin axurr. Por kur Federico Chiesa, djali Enricos, zhbllokoi në kohën shtesë garën me Austrinë, në atë moment u bë historia. Sepse nuk kishte ndodhur kurrë që baba dhe djalë të shënonin të dy në një Europian. Edhe ky është një rekord.

Chiesa studion për lider

Federico tani studion dhe flet si lider, nuk e fsheh asnjëherë ambicien e tij, edhe pse përpiqet të qëndrojë më këmbë në tokë dhe të transmetojë atë shpirt sakrifice të nevojshëm për t’u përmirësuar gjithmonë e më shumë.

Rendimenti i tij në sezonin e parë me Juventusin nuk ishte i sigurt, pavarësisht viteve të mira te Fiorentina. Me 15 gola dhe 11 asist, Chiesa e ka kaluar shifrën e parashikuar në klauzolat për ta bërë të detyruar blerjen nga Juventusi dhe kjo do të jetë vetëm një formalitet. Edhe krahasimet me Nedvedin (nga roli dhe grinta) duket se nuk e shpërqendrojnë. Ai e sheh veten senator të ardhshëm, pranë profesorëve, si Chiellini, Bonucci, etj.

Rrugëtimi europian i “axurrëve” është i dobishëm edhe për Juventusin. Federico në shumë raste gjatë sezonit të fundit është evidentuar si njeriu i duhur për Andrea Pirlon në mbrëmjet vendimtare (në Champions ndaj Portos, ndaj Milanit në “San Siro” dhe në finale e Kupës së Italisë ndaj Atalantës) dhe ecuria me kombëtaren e Mancinit vetëm mund ta shtojë bagazhin e eksperiencës së lojtarit të datëlindjes 1997.