Bota CIA zbulon sekretet, pëllumba për të përgjuar sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë

CIA zbulon sekretet, pëllumba për të përgjuar sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë

Pëllumba për të përgjuar sovjetikët. CIA ka zbuluar detaje sekrete të misioneve të saj gjatë Luftës së Ftohtë.

Dokumentet e bëra publike së fundmi, tregojnë se si pëllumbat ishin trajnuar për misione klandestine për të fotografuar lokacione sensitive të Bashkimit Sovjetik. Informacionet e fundit zbuluan se shpendët ishin përdorur edhe për të lëshuar pajisje përgjuese, ndërsa CIA kishte trajnuar edhe delfinë për misione nënujore.

Agjencia amerikane e inteligjencës besonte se këto kafshë mund të përmbushnin synime të veçanta në operacione sekrete.