Aktualitet Çiklisti francez që sfidon motin me borë në Shkodër: Është mahnitëse (VIDEO)

Çiklisti francez që sfidon motin me borë në Shkodër: Është mahnitëse (VIDEO)

Një aventurier francez prej një jave shëtit me biçikletën e tij nëpër Shkodër. Por dëbora e ka bërë ta shijojë më tepër këtë udhëtim. 

Për shumë shkodranë lëvizja në rrugët e qytetit të tyre është e pamundur. Por në një kohë që ata janë mbyllur brenda mureve ka edhe aventurierë të tillë që me biçikletë sfidojnë kushtet atmosferike. Frederik është nga Parisi.

Ka një javë që ndodhet në Shqipëri me biçikletën e tij.

“Është shumë bukur, mahnitëse, do udhëtoj deri në Paris. Nuk është vështirë të ecësh nëpër dëborë me biçikletë. Besoj se sonte do fle në hotel pasi mbrëmë dhe gjithë këto ditë kam qëndruar në qiell të hapur… Më pëlqen shumë kjo sfidë”.

Dëbora dhe i ftohti ka mbërthyer vendin, por Frederik po shijon kënaqësinë që sipas tij të ofron moti i vështirë.