Extra Cila kafshë migron më larg se të tjerat?

Cila kafshë migron më larg se të tjerat?

Kafsha që udhëton më shumë kilometra gjatë migrimeve të saj është sterna bishtgjatë (Sterna paradisaea), shkruan focus.it.

Ky zog folezon në rajonet arktike.

Ai jeton në ujërat bregdetare, dhe nganjëherë në brendësi, përgjatë plazheve dhe në ishujt shkëmborë jashtë bregut, dhe migron në jug, në rajonet e Antarktidës.

Ai arrin të fluturojë rreth 35 mijë kilometra. Pikërisht për shkak të këtij migrimi shumë të gjatë, mendohet se është zogu që ka më shumë orë dritë në dispozicion gjatë vitit.

Ndër peshqit që bëjnë migrimet më të gjata janë ngjalat evropiane.

Ata lindin dhe riprodhohen në detin Sargasso, në mes të Atlantikut dhe jetojnë pjesën tjetër të jetës së tyre të rritur në rrugë ujore që janë madje 6 000 kilometra larg.

Ndër insektet, rekordin e mban flutura monarke e cila migron nga Amerika Veriore në Amerikën Qendrore duke mbuluar disa mijëra kilometra.