Sport City zyrtarizon Haaland: Shifrat marramendëse të operacionit

City zyrtarizon Haaland: Shifrat marramendëse të operacionit

Tashmë është zyrtare. Erling Haaland do të luajë për Manchester City-n sezonin e ardhshëm. Lajmërimi është bërë nga vetë klubi anglez.

“Manchester City mund të konfirmojë se ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland në klub më 1 korrik 2022. Transferimi mbetet subjekt i përfundimit të kushteve të klubit me lojtarin”, lexohet në komunikatën e Citizens.

Për kartonin e Haaland, Manchester City do të paguajë 75 milionë euro në arkat e Dortmundit, aq sa ishte parashikuar edhe në klauzolën për prishjen e parakohshme të kontratës mes palëve.

Nga ana tjetër, vetë sulmuesi i talentuar norvegjez do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, si dhe një bonus firme, që nuk bëhet ende i ditur nga asnjë prej palëve të përfshira në negociata.

Tani Pep Guardiola do të ketë në ekip sulmuesin aq shumë të dëshiruar prej tij, teksa klubi ka fituar garën me ekipe si Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Manchester United e Chelsea.

Haaland, i cili do të jetë 22 vjeç në korrik, ka shënuar 85 gola në 88 paraqitje për Dortmundin, të cilit iu bashkua nga RB Salzburg në janar 2020.