Extra Sonte, gjysmëfinalja e parë e Eurovision: Sa janë shanset e Shqipërisë për...

Sonte, gjysmëfinalja e parë e Eurovision: Sa janë shanset e Shqipërisë për në finale?

17 shtete do të konkurrojnë sot në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës për një nga 10 vendet që do të kalojnë në finalen e madhe.

Gjysmëfinalja nis sot në orën 21:00 dhe do të transmetohet si zakonisht në RTSH.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati, do të performojë “Sekret” e para në radhë mbrëmjen e sotme, por sa janë shanset për finale?

Në një analizë të bërë nga faqja e njohur Wiwibloggs – faqja e pavarur më e ndjekur në botë për Eurovision-in – shanset e Shqipërisë nuk ishin aq të forta sa ata prisnin, sepse gjatë provave zyrtare, Ronela pati probleme teknike me mikrofonin dhe efektet skenike (jo për fat të saj). Megjithatë Wiwibloggs thekson se nuk beson se duhet dyshuar kualifikimi i Shqipërisë. Sipas kësaj faqeje, Shqipëria ka 75% mundësi të kualifikohet.

Sipas tyre, shanset për kualifikim janë:

1- Ukraina – 100%

2- Greqia – 99%

3- Norvegjia – 98%

4- Hollanda – 97%

5- Portugalia – 92%

6- Armenia – 90%

7- Shqipëria – 75%

8- Moldavia – 61%

9- Letonia – 55%

10- Austria – 48%

11- Zvicra – 46%

12- Islanda – 38%

13- Lituania – 35%

14- Kroacia – 26%

15- Danimarka – 18%

16- Sllovenia – 14%

17- Bullgaria – 7%