Extra Çmimet Grammy/ Taylor Swift vendos rekord me fitoren e saj të katërt

Çmimet Grammy/ Taylor Swift vendos rekord me fitoren e saj të katërt

Taylor Swift u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e Grammy, për të tërhequr çmimin e albumit më të mirë të vitit, i cili iu dha nga këngëtarja kanadeze Celine Dion.

Me këtë çmim për albumin “Midnights”, Swift u bë këngëtarja e parë që fitoi për herë të katërt çmimin Grammy për albumin më të mirë, të njëjtin rekord që mbante Stevie Wonder, Frank Sinatra dhe Paul Simon.

Madje, ajo është kujdesur që të shpërblejë miliona fansat e saj në mbarë botën për dashurinë që i kanë treguar duke shpallur në fjalimin e saj falenderues datën e publikimit të albumit të saj të 11-të.

“Ok, është Grammy e 13-të që është numri im me fat, nuk e di nëse jua kam thënë ndonjëherë këtë. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e akademisë që votuan. Kështu që unë dua të them gjithashtu një falenderim të madh për fansat e mi dhe t’ju tregoj një sekret që e kam mbajtur të fshehur gjatë dy viteve të fundit, që është se albumi im i ri do të publikohet më 19 prill dhe do të titullohet “The Tortured”. Faleminderit dhe ju dua”, tha Swift.