Bota Çmimet Oscar/ Trump tallet me fitoren e filmit koreano-jugor, shënjestron edhe Brad...

Çmimet Oscar/ Trump tallet me fitoren e filmit koreano-jugor, shënjestron edhe Brad Pitt

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një tubimi në Kolorado, u tall me fitoren historike të filmit koreano-jugor “Parasite” në ceremoninë e çmimeve Oskar, duke mos kursyer as aktorin Brad Pitt, kritik i zëshëm i tij.

“Meqë ra fjala, a e patë sa të këqija ishin çmimet Oskar këtë vit. A patë? Fituesi ishte një film nga Koreja e Jugut. Çfarë ishte e gjitha kjo? Nuk kemi mjaftueshëm probleme me Korenë e Jugut për ekonominë? Si për çudi ata e shpallën filmin më të mirë. Ai ishte i bukur? Nuk e di, mua më mungon “Gone with the Wind”, a mund të na e ktheni “Gone with the Wind” mbrapsht ju lutem, ose “Sunset Boulevard”. Janë filma kaq të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, kjo nuk ka ndodhur më parë”, tha ndër të tjerat presidenti amerikan.

Por Trump kishte në shënjestër një tjetër mit të Hollywood, që sapo fitoi një Oskar. “Pastaj kemi Brad Pitt. Nuk kam qenë kurrë një adhurues i tij”