Kryesore Conte: Jam mik i Shqipërisë, negociatat të hapen pa kushte, opozita të...

Conte: Jam mik i Shqipërisë, negociatat të hapen pa kushte, opozita të bashkëpunojë

Kryeministri italian Giuseppe Conte përsëriti mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Madje Conte theksoi faktin se “Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, pa kushte”, dhe se Italia do të jetë gjithmonë në radhë të parë për të mbështetur atë në çdo takim të Këshillit Europian”.

Bashkimi Europian sipas tij nuk mund t’ia lejojë vetes të bllokojë negociatat, por nga ana tjetër nuk mohoi faktin se Shqipëria ka disa detyra për të bërë, në veçanti “zgjidhja e krizës politike”.

Në këtë pikë ai vijoi duke deklaruar se “si mik i Shqipërisë i lejoj vetes të ftoj forcat e opozitës të bashkëpunojnë”.

Kryeministri italian kujtoi si vendi i tij është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë, dhe zbuloi se së shpejti do të ngrihet një komision i përhershëm mes dy vendeve me fokus mundësitë e investimit të kompanive të mëdha italiane.