Sport Coutinho në luftë me pronarët dhe tifozët

Coutinho në luftë me pronarët dhe tifozët

Përpjekja e Coutinho për të mundësuar një transferim te Barcelona, ka acaruar së tepërmi pronarët e Liverpool.

Një luftë e hapur ka nisur mes të dy palëve, pasi lojtari të premten dorëzoi një kërkesë për t’u larguar.

Më parë trajneri Jurgen Klopp deklaroi se klubi nuk shet lojtarë.

Barcelona ka disa javë që e kërkon futbollistin, të cilin e shikon si pasardhësin ideal te Neymar.

Edhe vetë braziliani kërkon të veshë fanellën blaugrana, e për këtë arsye ka tentuar që të bindë të kuqtë ta lënë të ikë.

“Coutinho po përpiqet që të gjejë një zgjidhje miqësore me drejtuesit, por nuk ka pasur rezultat. Ai ka një dashuri të madhe për klubin dhe tifozët”, -tha një i familjar i lojtarit për anglezen “Mirror”.

Por siç ka thënë Steven Gerard dhe Luis Suarez në të kaluarën, Liverpool nuk i lë lojtarët që të ikin në një mënyrë miqësore.

Dorëzimi nga ana e mesfushorit me tipara sulmese të kërkeses për largim, shikohet si përpjekje për sabotim, një ditë para nisjes së sezonit.

Pronarët ia kanë bërë të qartë brazilianit se ai është i pashitshëm.

Ndërsa tifozët e quajnë burracakëri mënyrën se si u bë kërkesa për largim.

Coutinho e dërgoi me email dhe nuk iu drejtua klubit me përfaqësuesin e tij.

Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale të tifozëve, ku shprehej zhgënjimi i madh për yllin e ekipit.

Tani ai ka armiq si drejtuesit, ashtu edhe tifozët që e kanë përkrahur aq shumë.