Vatikani publikoi pamjet e aktit të pazakontë të Papa Françeskut, i cili u përkul duke iu puthur këmbët drejtuesve të besimit katolik të Sudanit të Jugut.
Sipas Selisë së Shenjtë, gjesti duhet kuptuar në funksion të “klimës së faljes së ndërsjelltë”.
Takimi i dy të autoriteteve më të larta civile dhe kishtare të Sudanin e Jugut në rezidencën e Papa Françeskut nuk ishte një “samit politiko-diplomatik”, shkruhet në faqen zyrtare të Vatikanit.
“Ishte një përvojë e lutjes dhe një reflektim i përbashkët i dy liderëve që nënshkruan marrëveshjen e paqes, por kanë vështirësi në respektimin e asaj marrëveshjeje”, shpjegoi Selisë së Shenjtë në faqen e saj zyrtare.
Shteti më i ri në botë, Sudani i Jugut është një vend shumë i krishterë dhe ka fituar pavarësinë nga Sudani në vitin 2011 pas 22 viteve luftë civile.
Por në dhjetor 2013, aty nisi një tjetër luftë civile ajo e shkaktuar nga rivaliteti mes Salva Kiir dhe Rijeka Machara, edhe pse kanë qenë aleate në një luftë të përbashkët kundër Khartumit.