Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, disa ditë pas vendimit të KE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kreu i qeverisë njofton se bisedoi me Merkel mbi ecurinë e përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave dhe mori sërish mbështetjen e saj për këtë çështje.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela!”, shkruan Rama në Twitter.