Ekonomi Raporti i “Doing Business”, Shqipëria humbet 19 pozicione

Raporti i “Doing Business”, Shqipëria humbet 19 pozicione

Banka Botërore ka publikuar ditën e sotme raportin “Doing Business” për vitin e fundit, i cili përfshin ekonomitë e 190 vendeve të botës.

Në raportin e këtij viti, Shqipëria renditet në vendin e 82 duke humbur 19 pozicione nga një vit më parë.

Shifra këto që tregojnë një përkeqësim të të bërit biznes në Shqipëri vetëm në harkun e një viti.

Në raport shkruhet se Shqipërisë rriti besueshmëri e Sektorit të Energjisë duke ngritur një sistem automatik të menaxhimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjeve dhe rikthimin e shërbimit. Reforma që prekin indikatorët e punësimit janë të përfshira, por nuk ndikojnë në renditjen e të bërit biznes. Në renditje janë marrë parasysh dhe reformat në taksa që janë implementuar në vitin kalendarik Janar 2018-dhjetor 2018.

Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re dhe pasohet nga Singapori dhe Hong Kongu. Në fund të listës, ndërkohë janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela. Në këtë renditje, Kosova renditet në vendin e 57.