Aktualitet DAP rrëzon Ministren Karabina: Të kthehen në punë dy Drejtorët e MAS

DAP rrëzon Ministren Karabina: Të kthehen në punë dy Drejtorët e MAS

Rrëzohet urdhri i Ministres Karabina për pezullimin nga detyra të dy drejtorëve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Departamenti i Administratës Publike dhe komisioneri i sherbimit civil  bëjnë me dije se kanë hedhur poshtë urdhrin e Ministres se Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina per pezullimin nga detyra të drejtorit te Pergjithshem të MAS Alqi Kushi si dhe drejtoreshes se TIK, Ornela Koleka.

DAP thotë se vendimi per pezullimin e zyrtareve te MAS nga ana e Ministres se Arsimit eshte i pavlefshëm dhe eshte nxjerre ne tejkalim te kompetencave pasi nuk respekton procedurat ligjore.

Komisioneri per mbikqyrjen e sherbimit civil deklaron se Ministrja e Arsimit dhe Sportit bazuar ne ligj duhet te riktheje ne detyre z. Alqi Kushi dhe znj. Ornela Koleka.

“Urdhri i pezullimit te zyrtave te MAS nga Ministrja e Arsimit Karabina eshte i pavlefshëm”.