Aktualitet Del videoja nga vrasja e dyfishtë në Tiranë: Ekzekuton vëllanë dhe kunatën...

Del videoja nga vrasja e dyfishtë në Tiranë: Ekzekuton vëllanë dhe kunatën dhe largohet i qetë në këmbë

Ky është momenti tronditës kur Arsen (Hamza) Muskurti futet në agjencinë e vëllait të tij për ta ekzekutuar së bashku me bashkëshorten e tij. Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë.

38-vjeçari, siç mund të shihet, vjen duke ecur normalisht dhe në momentin që hap derën dallohet teksa nxjerr armën që e ka në brez, nga pas.

Kalojnë pak çaste dhe ai del. Largohet qetësisht, ndonëse sapo i kishte marrë jetën vëllait dhe kunatës, Alban dhe Nora Muskurtit, prindër të 3 fëmijëve.

38-vjeçari, siç mund të shihet, vjen duke ecur normalisht dhe në momentin që hap derën e agjencisë së vëllait të tij dallohet teksa nxjerr armën që e ka në brez, nga pas.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte në rrugicën “Islam Alla”.

Hetuesit thonë se ata kanë qenë prej kohësh në konflikte të vazhdueshme. Dyshohet shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë diskutimi mes dy vëllezërve për pronësinë e biznesit, agjenci udhëtimesh, të cilin e kishin drejtuar bashkë deri në vitin 2018.

Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprime përndjekëse ndaj tij.