Bota Del videoja që ka trazuar Amerikën, momenti kur polici qëllon 16-vjeçarin për...

Del videoja që ka trazuar Amerikën, momenti kur polici qëllon 16-vjeçarin për vdekje

Është videoja që ka trazuar të gjithë opinionin publik në Shtetet e Bashkuara: ajo tregon sesi një 16 vjeçar i paarmatosur qëllohet për vdekje me plumb pas koke nga policia, ndërsa po tentonte të largohej me vrap.

Vetëm tani janë bërë publike pamjet e kamerave të sigurisë, të marra 14 prillin e vitit 2017. Ato tregojnë vdekje tragjike të Isiah Murrietta-Golding, familja e të cilit tani po kërkon drejtësi në sallën e gjyqit.

Kritikët e quajtën videon një tjetër shembull të brutalitetit të pajustifikuar policor në SHBA, i cili sipas tyre nuk do të kishte marrë sërish vëmendje, nëse avokatët e familjes së djalit nuk do të kishin publikuar videon.

Forcat e rendit pretendojnë se adoleshenti ishte i dyshuar për vrasje, por deri në momentin kur dolën pamjet filmike, pretendonin se vrasja e Isiah ishte e justifikuar.