Politika Delegati 100-vjeçar në Kongres, Rama: Çohuni në këmbë dhe duartrokiteni

Delegati 100-vjeçar në Kongres, Rama: Çohuni në këmbë dhe duartrokiteni

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij në ditën e dytë të Kongresit të PS-së, me një prezantim. Si fillim, u ka kërkuar gjithë të pranishmëve në sallë të ngrihen në këmbë dhe ta duartrokasin.

“Për ata që nuk na njohin akoma sjell në skenë një delegat të ri si delegat, Zeqeriun. Çohuni në këmbë, duartrokiteni, është 100-vjeç”,  tha Rama, ndërkohë që salla është çuar e gjitha në këmbë.

Pas tij, dy fjalë i ka thënë edhe 100-vjeçari. “Mendoj se ky kongres do ta forcojë akoma më shumë unitetin e PS edhe lidhjet e saj me masat, me votuesit, elektoratin. Ne veteranët e luftës e mbështesim fort maxhorancën qeverisëse”, tha ai.