Politika 2 Marsi i Metës, Rama: Njerëzit nuk e ngatërrojnë Skënderbeun me besëlidhësit...

2 Marsi i Metës, Rama: Njerëzit nuk e ngatërrojnë Skënderbeun me besëlidhësit e rinj

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, iu referua edhe manifestimit në 2 mars që ka thirrur Presidenti Ilir Meta.

Sipas tij, njerëzit sytë nuk i kanë nga ata që i quajti “besëlidhësit e rinj”, por nga Partia Socialiste.

Mendoni se njerëzit do të ngatërrojnë Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiq të betuar të Reformës në Drejtësi? Njerëzit shohin nga ne dhe ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë dhe të shohim shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë. Nesër nga ne do të kërkohet shumë më tepër sepse nuk kanë kujt ia kërkojnë tjetër. Konkurrentët tanë janë katandisur si karikaturat e vetes së tyre. Ne duhet të kuptojmë që mangësia e konkurrencës është armik i rrezikshëm. Ne jemi kundërshtari më i rrezikshëm i PS-së”, deklaroi Rama.