Bota Deputet dhe nga më të pasurit në botë, vdes në një aksident...

Deputet dhe nga më të pasurit në botë, vdes në një aksident ajror pronari i “Le Figaro”

Opinioni publik francez është tronditur nga lajmi se deputeti Olivier Dassault, njëkohësisht edh enjë nga njerëzit më të pasur në botë, ndërroi jetë sot pas një aksidenti me helikopterin e tij.

Politikani 69-vjeçar i qendrës së djathtë  ishte i zgjedhur nga viti 1969, si përfaqësues i rajonit të Oizës. Pinjoll i një prej familjeve industrialistë më të njohura në vend, pronar i kompanisë me të njëjtin emër që ndërton avionë civilë dhe ushtarakë por edhe i gazetës prestigjioze “Le Figaro”, pilot me disa rekorde, Dassault cilësohej nga Forbes si njeriu i 361-të më i pasur në botë, me rreth 6.3 miliardë euro.

Presidenti Emanuel Macron e cilësoi vdekjen e tij si “një humbje e madhe për Francën. Gjatë jetës së tij, nuk ngurroi kurrë t’i shërbente vendit”.

Ende pak dihet nga dinamika e aksidentit, që pati si viktimë edhe pilotin e tij.