Sport Zgjedhjet te Barça, fiton presidenti që e çoi ekipin në majën e...

Zgjedhjet te Barça, fiton presidenti që e çoi ekipin në majën e botës

Pothuajse nuk kishte asnjë dyshim, por tani është zyrtare. Joan Laporta do të jetë presidenti i ri i Barcelonës.

Bëhet fjalë për një rikthim, nga momenti që katalanasi kishte mbajtur atë post nga viti 2003 deri në 2010, që përkon edhe me një seri të gjatë fitoresh në Spanjë dhe Europë, e kulmuar me fitoren e 6 trofeve në 2009.

I angazhuar në politikë në lëvizjet për pavarësinë e Katalonjës, Laporta është presidenti që solli tek Barcelona yje si Ronaldinho, por edhe ai që ”rriti” plejadën e të rinjve “magjikë” si Xavi, Messi, Puyol dhe Iniesta.

Laporta fitoi pothuajse 60% të votave të anëtarëve, kundrejt 31% të rivalit kryesor Font.