Bota Deri ku mund të godasë Irani dhe sa e fuqishme është realisht...

Deri ku mund të godasë Irani dhe sa e fuqishme është realisht ushtria iraniane?

Sulmi me raketa ndaj bazave amerikane

Bombardimi me raketa balistike i bazave ajrore ku strehohen forcat amerikane në Irak,  shënoi jo vetëm hapin e parë të hakmarrjes për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, por edhe hapjen e një faqeje të re mes Iranit dhe SHBA-së, e cila nuk ofron më rrugë të mesme mes paqes dhe luftës.

Ky ishte sulmi më i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj SHBA që nga marrja e Ambasadës Amerikane në Teheran në vitin 1979.

Redaktori i BBC në Lindjen e Mesme, Jeremy Bowen thotë se Irani dëshiron të tregojë se mund të hakmerret për vrasjen e Soleimani, duke i dhënë SHBA-ve një mesazh se çfarë mund të ndodhë nëse situata përshkallëzohet.

Sipas Bowem, duke pasur parasysh rëndësinë e gjeneralit Soleimani dhe zemërimin që ngjalli vrasja e tij, sulmi ushtarak i Iranit kundër bazave amerikane në Irak ishte një përgjigje modeste.

“Sulmi ishte planifikuar në kohën e duhur për të shkaktuar sa më pak viktima të jetë e mundur”, thotë ai.

Por sa e fuqishme është realisht ushtria iraniane?

Ushtria amerikane ka rreth 523,000 ushtarë aktivë, 350,000 prej të cilëve janë pjesë e ushtrisë së rregullt, dhe të paktën 150,000 janë pjesë e Rojeve Revolucionare Islamike (IRGC).

Po ashtu 20,000 persona janë pjesë e forcave detare të IRGC. Ky grup operon me anije të armatosura në ngushticën e Hormuzit. IRGC kontrollon gjithashtu njësinë e Basij, një forcë vullnetare që ka ndihmuar në shtypjen e mosmarrëveshjeve të brendshme. Kjo njësi mund të mobilizojë qindra mijëra anëtarë. Po ashtu Rojet Revolucionare kanë forcat e veta detare dhe ajrore dhe mbikëqyr armët strategjike të Iranit

IRGC u krijua 40 vjet më parë për të mbrojtur sistemin islamik në Iran dhe është bërë një forcë e madhe ushtarake, politike dhe ekonomike në vete. Pavarësisht se ka më pak trupa sesa ushtria e rregullt, ajo konsiderohet forca ushtarake më autoritare në Iran.

Një element tjetër i rëndësishëm i ushtrisë iraniane janë Forcat Quds, të cilat drejtoheshin nga gjenerali Soleimani dhe kryenin operacione sekrete jashtë vendit dhe raportonin drejtpërdrejt tek Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Ajo besohet të ketë 5,000 anëtarë dhe udhëhiqte edhe celulën terroriste të zbuluar pak muaj më parë në Shqipëri.

SHBA thotë se forca Quds ka një rol më të gjerë duke siguruar fonde, trajnime, armë dhe pajisje për organizatat që Uashingtoni i ka cilësuar si grupe terroriste në Lindjen e Mesme. Ato përfshijnë lëvizjen Hezbollah të Libanit dhe Xhihadin Islamik Palestinez.

Ushtria iraniane

Nga i merr Irani armët?

Problemet ekonomike dhe sanksionet kanë zvogëluar importin e armëve nga Irani, të cilat janë relativisht të vogla në krahasim me ato të vendeve të tjera të rajonit.

Vlera e importeve të mbrojtjes së Iranit midis viteve 2009 dhe 2018 ishte ekuivalente me vetëm 3.5% të importeve të Arabisë Saudite gjatë së njëjtës periudhë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm. Por problemi qëndron se shumica e importeve të armëve vijnë nga Rusia, dhe pjesa tjetër nga Kina, dy armiqtë më të mëdhenj të SHBA-së në rang global. Nëse SHBA sulmon Iranit, ka të ngjarë të përballet me një reagim të ashpër nga të dyja këto vende.

A ka Irani raketa?

Po. Aftësitë raketore të Iranit janë një pjesë kryesore e aftësisë së saj ushtarake, duke pasur parasysh mungesën e kapaciteteve ajrore në krahasim me rivalët si Izraeli dhe Arabia Saudite.

Një raport i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA përshkruan forcat raketore të vendit si më të mëdhatë në Lindjen e Mesme, që përmbajnë kryesisht raketa me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme. Ai gjithashtu thotë se Irani po teston teknologjinë hapësinore për ta lejuar atë të zhvillojë raketa ndër-kontinentale, të cilat mund të godasin shumë më tej.

A ka Irani armë bërthamore?

Irani aktualisht nuk ka një program të armëve bërthamore dhe ka thënë më parë se nuk dëshiron një të tillë. Por ka shumë elementë që kërkohen për të krijuar një aftësi bërthamore ushtarake.

Në vitin 2015, qeveria amerikane nën Presidentin Obama vlerësoi se Iranit i duheshin vetëm dy deri në tre muaj për të prodhuar materiale të mjaftueshme për të bërë gati një armë bërthamore.

Marrëveshja bërthamore e arritur atë vit midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, nga e cila Presidenti Trump u tërhoq në vitin 2018, vendoste kontrolle ndërkombëtare për aktivitetet bërthamore të Iranit.

Ajo synonte ta bënte më të vështirë për Iranin të prodhonte raketa me kapacitete bërthamore.

Pas vrasjes së gjeneralit Soleimani nga forcat amerikane, Irani ka thënë se nuk do të respektojë më kufizimet që vendoste marrëveshja bërthamore.