Sport Dhuna mes tifozëve para derbit, nëntë persona të proceduar, një i arrestuar

Dhuna mes tifozëve para derbit, nëntë persona të proceduar, një i arrestuar

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar 9 persona për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Tifozët e të dy skuadrave u përleshën mes tyre disa minuta para nisjes së derbit.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh nga të dyja ekipet zbritën nga shkallët e stadiumit dhe u konfrontuan fizikisht në fushë, duke përdorur sende të forta dhe flakadanë. Forcat e policisë, që gjatë ndeshjeve të kampionatit qëndrojnë jashtë stadiumeve, ndërhynë disa minuta më pas duke e qetësuar disi situatën.

Disa persona u plagosën për shkak të goditjeve.