Extra Divorci i çiftit mbretëror/ Elia Zaharia shkon në gjykatë. Princ Leka zgjedh...

Divorci i çiftit mbretëror/ Elia Zaharia shkon në gjykatë. Princ Leka zgjedh të përfaqësohet nga avokati

Elia Zaharia u paraqit paraditen e kësaj të hëne në Gjykatën Civile të Tiranë.

Elia Zaharia ndodhet në gjykatë pasi zhvillohet seanca e radhës për procesin e divorcit mes saj dhe Princit Leka. Ky i fundit mësohet se nuk ka shkuar në gjykatë dhe ka preferuar të përfaqësohet nga avokati i tij.

Çifti mbretëror, i cili ka një vajzë, njoftoi zyrtarisht ndarjen pas 8 vitesh martesë më 15 Janar të vitit 2024 dhe ranë dakord që divorci të ishte me marrëveshje mes palëve.

Por përtej lajmit të divorcit, ata u kthyen në qendër të vëmendjes më 6 Mars, kur paditën njëri-tjetrin në polici për dhunë. Të njëjtën ditë, në media u shpërndanë pamjet e një sherri fizik mes tyr.

Si Princi Leka, ashtu sikurse edhe Elia Zaharia iu drejtuan gjykatës me kërkesë për urdhër mbrojtjeje.

Më datë 7 Mars, Gjykata e Tiranës i miratoi këto urdhra mbrojtjeje dhe sipas vendimit ata duhet të qëndrojnë 5 metra në distancë. Gjithashtu princi duhet ta takojë vajzën e  tij 3 vjeçare, jo në prezencë të Elias, por të dados.