Kryesore Do takohet në Ohër me Ramën dhe Zaev, Vuçiç: Jam entuziast për...

Do takohet në Ohër me Ramën dhe Zaev, Vuçiç: Jam entuziast për Shengenin Ballkanik

Kryeministri Rama udhëton të shtunën për në Ohër ku do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Samiti i Ohrit i cili mbahet të dielën, ka të bëjë me zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian. Presidenti serb Vuçiç tha se është e rëndësishme për të që të bisedojë me Edi Ramën dhe Zoran Zaev.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë iniciativën për krijimin e Shengenit ballkanik dhe takimin e radhës që mbahet këtë fundjavë në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë te Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev.

“Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin. Një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze edhe për marrëveshje. Ndaj është e rëndësishme që të bisedoj me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon”.

Kryeministri Rama udhëton të shtunën për në Ohër ku do të jetë i pranishëm në darkën e shtruar nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski. Samiti i Ohrit i cili mbahet të dielën, ka të bëjë me zbatimin e katër lirive të Bashkimit Evropian.

Koha raportoi se tre liderët do të takohen në Ohër për të konkretizuar hapat e radhës për marrëveshjen e Shengenit ballkanik, që u nënshkruar në Novi Sad ditë më parë. Nisma synon të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit duke hequr barrierat doganore dhe duke mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve. Kosova është shprehur kundër kësaj nisme që rrezikon krijimin e një ish-Jugosllavie të dëshiruar nga Serbia.