Sport “Interit iu duk vetja i bukur…!”, Del Piero thumbon dhe paralajmëron Conten

“Interit iu duk vetja i bukur…!”, Del Piero thumbon dhe paralajmëron Conten

I ftuar në studion e “Sky Sport”, pas ndeshjes Borussia Dortmund-Inter, Alessandro del Piero ka dhënë analizën e tij pas humbjes 3-2 në “Signal Iduna Park” dhe mbi shpërthimin e Antonio Contes, i cili nuk është përmbajtur.

“Borussia është një skuadër që përtej rezultatit, ka të njëjtën shpejtësi. Kur Interi ra fizikisht, duke ditur se bëri një super pjesë të parë, ndoshta në nivel psikologjik diçka ndryshon. Është e pavullnetshme kjo gjë, thjesht ndodh! Ndodh, sepse mendon: po fitoj 2-0 jashtë fushe, në Champions, sa i bukur që jam! Në pjesën e dytë hapi ishte ndryshe. Sot, Conte ndodhet në një moment force dhe e ndjen të thotë “e shihni, jua thashë”. Rrezikon që të shkatërrosh atë që ke bërë deri tani. Me këtë paraqitje, në Prag fiton dhe kalon turin, je një pikë larg Juventusit në kampionat.

Të ketë kujdes Conte që të mos shtyjë shumë sepse më pas mund të bjerë gjithçka”.