Ekonomi “Do të shkurtojë me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë”. Rama tregon gjendjen e...

“Do të shkurtojë me 3 orë rrugën Tiranë-Sarandë”. Rama tregon gjendjen e punimeve nga tuneli

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook foto nga punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës, përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas tij, përfundimi i këtij tuneli do të shkurtojë me 3 orë rrugën nga Tirana për në Sarandë.

“Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.