Aktualitet “Do të transportohet një mjet i përmasave të mëdha”, policia paralajmëron kujdes...

“Do të transportohet një mjet i përmasave të mëdha”, policia paralajmëron kujdes në aksin Durrës-Elbasan

Policia e Durrësit ka njoftuar se duke nisur nga ora 22:00 e deri në orët e para të mëngjesit, nga Porti i Durrësit në drejtim të Elbasanit do të kryhet transporti i një mjeti të përmasave të mëdha.

Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për qarkullimin normal të mjeteve.

Policia e Durrësit ka paralajmëruar mjetet e tonazhit të rëndë që ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera.

Njoftimi:

Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve. Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.