Politika “Doktoreshë Mona”, Kryemadhi: S’është titull i keq, edhe doktor Berisha mirë është

“Doktoreshë Mona”, Kryemadhi: S’është titull i keq, edhe doktor Berisha mirë është

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama e thërret kryetaren e LSI, si doktoreshë Mona.

Kryetarja e LSI rezulton e doktoruar, por sipas Taulant Mukës ka plagjiaturë.

E pyetur në News 24 për etiketimin e Ramës, Kryemadhi tha se i pëlqen si titull.

“E ka edhe doktor Berisha”, deklaroi ajo

“Nuk është titull i keq, edhe doktor Berisha mirë është.

Rama e bën këtë se ndjehet keq nga protesta.

Lëvizja studentore i nxorri bojën Ramës“, tha Kryemadhi