Extra Doni në gjumë të mirë? Zbuloni se çfarë ngjyre duhet të përdorni...

Doni në gjumë të mirë? Zbuloni se çfarë ngjyre duhet të përdorni në dhomën e gjumit dhe kë të evitoni

Ngjyrat e ndryshme kanë ndikim të ndryshëm në trurin e njeriut.

Thuhet se e kuqja sjell oreksin dhe njihet si ngjyra e kuzhinës. E gjelbra ka një efekt qetësues dhe dominon dhomat e ndenjes.

Po dhoma e gjumit?

Blu, e kaltër nuk ka rëndësi, mjafton të luani me nuancat e blusë.

Ky nuk është supozim, e thotë shkenca.

Një studimi i Travelodge doli në përfundimin se e kaltra mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit.

Studiuesit gjetën se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me nuancat e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e ngjyrave të tokës.

Efekti qetësues i blusë, shprehet Chris Idzikoëski nga Edinburgh Sleep Centre, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.

Ndërkohë, studimi thotë se duhet të shmangni ngjyrën vjollcë nga dhoma e gjumit sepse inkurajon kreativitetin dhe e ndalon trurin që të relaksohet.

Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se çarçafët e bardhë luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë.

Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në psikozën tuaj.