Ekonomi Drejtuesi i Volkswagen: Makinat autonome, në treg mes viteve 2025-2030

Drejtuesi i Volkswagen: Makinat autonome, në treg mes viteve 2025-2030

Drejtuesi ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess deklaron se makinat autonome do të jenë në treg brenda viteve 2025-2030. Në një intervistë për revistën “Wirtschaftswoche”, Diess ka vënë në dukje progresin e bërë në fushën e inteligjencës artificiale dhe çipeve që janë të domosdoshëm për makinat që nuk kanë nevojë për drejtimin nga njeriu, si kushte që mundësojnë futjen në treg të produktit të ri.

“Është e parashikueshme që sistemet do të jenë së shpejti të afta të menaxhojnë edhe situatat komplekse të drejtimit autonom”, citohet ai nga Reuters.

Drejtuesi në fjalë është në kompaninë Volkswagen që në vitin 2015 për të drejtuar një reformë pas skandalit të Dieselgate që përfshiu kompaninë. Plani i investimeve për makinat elektrike për kompaninë me shitjet më të mëdha në botë të automjeteve është 73 miliardë dollarë.