Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ishte përzgjedhur për të hapur një nga eventet më të mëdha të vitit në muzikë, MTV EMA, që u mbajt në Qendrën e Konferencave dhe Ekspozitës FIBES, në Spanjë, të dielën.
Këngëtarja, 24 vjeçe, performoi këngën më të re “Don’t start now”, dhe u sigurua që të gjithë t’i kishin sytë te ajo me veshjen mjaft ekstravagante.
Me një rrip që i mbulonte gjoksin dhe të pasmet e ekspozuara, Dua Lipa ia arriti qëllimit duke i vënë zjarrin skenën.
Pas performancës së saj, bukuroshja ndërroi veshje dhe shkoi pranë të dashurit të saj Anwar Hadid i cili e puthi në faqe si për ta përgëzuar për triumfin.
Dua dha dhe një ide për albumin e saj të ri, duke rrëfyer se është një miksim i muzikës së vjetër dhe të disa zhanreve të reja gjithashtu.