Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është solidarizuar me gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Shqipëri, pas tërmetit që mori shumë jetë njerëzish. Ajo ka ndërmarrë një nismë për të mbledhur të ardhura dhe të gjithë paratë do të vijnë në Shqipëri.
“Këtë 28 nëntor, dita jonë e flamurit, na gjeti në mesin e një dhimbje për jetët e humbura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dhe në të gjithë botën, po tregojnë për këtë tragjedi.
Si gjithmonë, të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe janë atje për të dashurit e tyre.
Çdo moment i humbur duket si një moment tepër i vonë për ndërgjegjësim në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.
Përveç dhurimeve të familjes time, unë bashkohem me miqtë e mi Kujtim dhe Arben nga @bond.nyc për të krijuar gjëra që të shiten në të gjithë botën dhe 100% e të ardhurave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Të gjithë të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejtë në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilën kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.
Ne kemi dëshmuar të jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bëhemi një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA.
Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën. Koha është gjithnjë e duhur. 🇦🇱❤️”, shkruan Dua.