Extra Dupa Lipa tregon videon virale që i shkaktoi probleme me shëndetin mendor

Dupa Lipa tregon videon virale që i shkaktoi probleme me shëndetin mendor

Dua Lipa është bërë një nga këngëtaret më të njohura dhe të dashura për publikun në mbarë botën dhe këngët e saj dëgjohen kudo. Ajo bëri një bujë të madhe kur nxori albumin e parë, por një video e cila u bë shumë shpejt virale e kthyer në meme, e ka mërzitur shumë atë dhe e ka demotivuar.

Për këtë gjë ajo ka folur për herë të parë për revistën “Attitude”, ku tregon se për shkak të asaj video është ndjerë shumë keq dhe humbi besimin në vete.

Ajo fitoi çmimin “Grammy” si “artistja më e mirë” dhe “kënga më e mirë dance” në vitin 2019, pasi u bë kjo video meme, por Dua u shpreh për revistën se mendonte që kishte shumë nga ata që dyshonin për talentin e saj.

“U përballa me bullizëm në fund të videos sime të parë dhe kjo më shkaktoi shumë ankth dhe më mërziti dhe më bëri të ndihesha se nuk isha mjaftueshëm e mirë e se nuk duhej të isha në skenë.

Edhe pas Grammy-t, disa njerëz thoshin: ‘Epo, ajo nuk e meriton atë’. Për një kohë të shkurtër më solli probleme me shëndetin mendor. Ngjitesha në skenë dhe nëse shikoja dikë duke më filmuar unë mendoja me vete po më filmojnë sepse duan ta mbajnë videon dhe kështu do qeshin me mua”, është shprehur Dua Lipa.