Politika E akuzoi se po blen vota, Lefter Koka i përgjigjet Metës: Ruaj...

E akuzoi se po blen vota, Lefter Koka i përgjigjet Metës: Ruaj arkat që ke fshehur në Lalëz

Kandidati socialist për deputet në qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka reaguar pas akuzave të presidentit Ilir Meta, që tha se Koka po blen vota dhe po terrorizon qytetarët e Durrësit.

Me një arsenal fyerjesh ndaj kreut të shtetit, Koka thotë se e vetmja arsye pse ndihet keq para njerëzve të tij, është fakti se i ka besuar atij dhe LSI-së për shumë kohë.

“Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohe! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot!

Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbështeti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t’i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t’i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve!

Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!

Ti je një arsye e madhe për të besuar që ka Zot, se vetëm Zoti mund të të hiqte ty nga qafa e shqiptarëve kështu siç e meriton!

I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!”, deklaron Koka.