Extra E dini që Arbër Hajdari nuk ka marrë rrogë si opinionist i...

E dini që Arbër Hajdari nuk ka marrë rrogë si opinionist i “Big Brother VIP”

Arbër Hajdari ishte opinionist së bashku me Balina Bodinakun në edicionin e parë të Big Brother VIP. Ndonëse këtë eksperiencë e mirëpriti që në fillim, në “Goca dhe Gra” zbuloi se nuk do ta bënte më.

“Nuk e besoj që do ta bëja më. Ishte e vështirë, sidomos në fillim se nuk i njoh botët e banorëve brenda shtëpisë. Historitë nga jashtë bëheshin pjesë shpesh herë. Prisja që në shtëpi prisja që të zhvilloheshin situata të ndryshme. Kam luftuar të jem sa më i drejtë”, tha Arbri.

Teksa ka rrëfyer më tej disa detaje lidhur me jetën e tij personale, Arbri iu nënshtrua një interviste ndryshe, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të “Google”.

Një nga pyetjet më pikante kishte të bënte pikërisht me rrogën e tij, se sa paguhej Arbër Hajdari.

Lidhur me këtë, Arbri i ka habitur të gjithë duke u përgjigjur se nuk është paguar për atë eksperiencë.

“Në Big Brother nuk jam paguar sepse e kam bërë për qejf atë eksperiencë, jo për lekë. Kurse rrogë mujore unë marr 700 euro”, është shprehur ai.

Kujtojmë se shpesh herë është përfshirë me debate me banorët brenda shtëpisë sepse nuk hezitonte të jepte mendimin e tij.