Bota FOTO/ Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

FOTO/ Gazetari amerikan zbulon mashtrimin e Putin nga orët e dorës

Gazetari amerikan Forrest Rogers ka vënë re një hollësi interesante në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku u vendos njohja e pavarësisë e 2 republikave të Luhanskut dhe Donietsk në Ukrainën Lindore. Takimi u transmetua LIVE në të gjitha televizionet ruse dhe më pas nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare në orën 17.00 të pasdites së të hënës.

Por përmes disa fotografive ku shihen ministrat e Putinit dhe pjesëmarrësit shihet se takimi është mbajtur disa orë më parë rreth orës 11.30 të paradites. Gazetari ka publikuar orët e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov të cilat tregojnë orën 11:45.

Edhe ora e kryebashkiakut të Moskës Sergei Sobyanin tregon orën 12:10.

Më pas Sekretari i Mbrojtjes, Sergei Shoigu mban orën që tregon 12:46.

Putin e nënshkroi dokumentin në prani të liderëve të republikave të vetëshpallura Popullore të Donetskut dhe Luganskut, Denis Pushilin dhe Leonid Pasechnik. Dhe orët e tyre shënojnë 10:15 dhe 10:17.

Kjo tregon se Putin e kishte marrë vendimin që disa orë më parë, por botës ia bëri publik më vonë. Ndërsa videoja ishte edituar dhe bërë gati për rrjetet sociale dhe televizionet.