Aktualitet E rëndë në Mamurras! Rryma elektrike i merr jetën 17-vjeçarit në banesën...

E rëndë në Mamurras! Rryma elektrike i merr jetën 17-vjeçarit në banesën e tij

Një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen e si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në banesën e 17-vjeçarit në Mamurras.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.